Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Është bërë publik raporti i plotë që Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u ka dërguar selive diplomatike në Shqipëri, lidhur me funksionimin e Kuvendit dhe rolin e opozitës në të. Në dokument, opozita paraqet shqetësime për atë që e cilëson si kufizim të të drejtave kushtetuese dhe dobësim të mekanizmave të kontrollit parlamentar ndaj qeverisë. Sipas raportit, gjatë gjashtë muajve të parë të legjislaturës së re, shumica parlamentare ka refuzuar një numër kërkesash të opozitës, përfshirë komisione hetimore, interpelanca, mocione me debat dhe kërkesa për informacion. Raporti përmend gjithashtu shqetësime lidhur me përjashtimin e opozitës nga procese të caktuara, si transparenca mbi integrimin europian dhe emërimet në institucionet e pavarura, si dhe moszbatimin, sipas opozitës, të disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese...