Zbardhet projektrezoluta/ Maxhoranca kërkesë Kuvendit: Irani të shpallet shtet sponsor i terrorizmit
Deputetët e maxhorancës kanë depozituar në Kuvend një projektrezolutë ku i kërkohet Parlamentit të Shqipërisë të shpallë Republikën Islamike të Iranit si shtet sponsor të terrorizmit dhe të dënojë veprimet e saj destabilizuese në rajone të ndryshme të botës. Në dokument theksohet se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, të drejtës ndërkombëtare dhe mbrojtjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, ndërsa nënvizohet se terrorizmi në të gjitha format e tij përbën një nga kërcënimet më serioze për shoqëritë demokratike. Sipas projektrezolutës, raporte dhe vlerësime ndërkombëtare kanë dokumentuar në mënyrë të përsëritur përfshirjen e autoriteteve iraniane, përfshirë Gardën Revolucionare Islamike (IRGC) dhe strukturat e lidhura me të, në financimin, trajnimin dhe armatosjen e grupeve të armatosura jo-shtetërore të shpallura si organizata...
Burimi:
sot.com.al