Zbardhet “Plani i Veprimit” të Kuvendit të Shqipërisë: Reforma Zgjedhore të mbyllet brenda Korrikut
Kuvendi hyn në vitin 2026 me një dokument strategjik që synon të korrigjojë funksionimin e brendshëm të institucionit dhe të ulë tensionet politike në sallën e parlamentit. Kuvendi ka hartuar një Plan Veprimi 27-faqësh, ku parashikon rritjen e dialogut mes grupeve parlamentare, trajnime të vazhdueshme për sjelljen e deputetëve dhe një rol më aktiv të kryetarëve të grupeve dhe komisioneve në disiplinimin parlamentar. Dokumenti synon gjithashtu forcimin e kontrollit ndaj qeverisë përmes interpelancave, pyetjeve parlamentare, mocioneve dhe komisioneve hetimore, një proces që opozita ka akuzuar se është penguar nga mazhoranca. Në strategji parashikohet miratimi i reformës zgjedhore deri në korrik 2026, në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian dhe rekomandimet e ODIHR. Parlamenti rifillon punimet më 19 janar, ndërsa në seancat e para pritet të...
Burimi:
javanews.al