Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Zbardhet përgjimi që fundos Ballukun/ Publikohen mesazhet që implikojnë Ramën: KM më kërkoi të takoj…
Zbardhen të tjera detaje nga dosja hetimore e zv.kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin. Në një nga mesazhet dërguar ish-vartësit të saj Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH-së, Belinda Balluku e informon këtë të fundit se ka takuar Ramë Gecin me kërkesën e kryeministrit Edi Rama, duke implikuar rëndë dhe këtë të fundit. Kompania e Ramë Gecit pas këtij takimi rezulton të ketë fituar tender. Pjesë nga dosja Balluku që SPAK ka dorëzuar në Kuvend ku ka kërkuar autorizim për arrestimin e zv.kryeministres. Në vijim të hetimit, nga këqyrja e të dhënave të aktit të ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, ka rezultuar komunikimi i datës 24.08.2021, në aplikacionin “Ëhatsapp”, ku në orën...