Zbardhen qëndrimet e PD dhe PS për Ballukun! Opozita kërkon t’i hiqet imuniteti, mazhoranca: Masat e marra të mjaftueshme
Është zbardhur qëndrimi i pesë anëtarëve të opozitës në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve, ku diskutohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Pasi kanë dëgjuar parashtrimet nga Prokurorët e Posaçëm, të cilët janë shprehur se kanë fakte dhe prova të reja, ku Balluku ka intimiduar vartësit e saj për të ndryshuar dëshminë, deputetët e opozitës rekomandojnë që Kuvendi të votojë më 5 mars pro heqjes së imunitetit dhe t’i hap rrugë arrestimit të zv.kryeministres. “Përfundimisht, 5 deputetët e Këshillit për Imunitetin,përfaqësues të opozitës, në mbështetje të neneve 73, 95, 103 të Kushtetutës, neneve 260, 288, 289 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe neneve 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit; R E K O M A N D O J...
Burimi:
vizionplus.tv