Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Ylli Manjani: Erdhi më në fund dita të rrëzojmë Ramën, po çe do se Vrenozi na hyri në Big Brother…
Ylli Manjani ka ironizuar protestën e paralajmëruar këtë të hënë nga opozita. “Nuk e di si e keni ditën e pastaj javën ju, po sot do rrëzojmë Ramën iher. Erdhi më në fund dita. Hiç mos u mundoni të dilni në të ftohtë se është e kryer kjo punë… Nesër e më pas flasim për të ndërtuar qeverinë teknike, hidraulike, elektrike dhe mekanike… Punë të mbarë dhe mos harroni, një sy nga big-u. Vrenozi oh oh oh aty brënda. Na la ne të hamë fasule”, shkruan ai.