“Xhepat e shqiptarëve nën sulm”, gazetari shpërthen: Rama peng i oligarkëve, qytetarët paguajnë për kapricot e qeverisë

“Xhepat e shqiptarëve nën sulm”, gazetari shpërthen: Rama peng i oligarkëve, qytetarët paguajnë për kapricot e qeverisë

Gazetari Klodian Tomorri ishte i ftuar në një emision televiziv, ku komentoi takimin e kryeministrit Edi Rama me grosistët e karburanteve dhe zhvillimet e fundit në tregun e naftës. Sipas Tomorrit, masat e paralajmëruara nga qeveria nuk kanë lidhje direkte me uljen e çmimit të karburanteve, por përkundrazi rrezikojnë ta rrisin atë. Ai u ndal veçanërisht te nisma për gjurmimin e karburantit, të cilën e cilësoi si një rikthim të pjesshëm të koncesionit të markimit. Gazetari shpjegoi se kjo skemë pritet të zbatohet nga një kompani shtetërore-private, e ngjashme me AlpTrace, e cila aktualisht merret me prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale. Sipas tij, kësaj kompanie do t’i besohet edhe gjurmimi i karburantit nga dogana deri në destinacion. Ai theksoi gjithashtu se tregu shqiptar funksionon...