Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Vrenozi lë protestën për Big Brother/ Militanti simbol i PD: Tani pres Ramën për kafe
Një lajm i keq për doktorin, vetëm 1 ditë para protestës kombëtare të së hënës. Revolta ka humbur pa filluar, simbolin e saj. Superstari demokrat, Ilir Vrenozi, do të mungojë, por me arsye. Mbrëmjen e së shtunës, ai u fut në shtëpinë e madhe të Big Brother VIP. Statusin e ka fituar si opozitari më i famshëm në rrjetet sociale. Por, kjo nuk është një humbje e pakët për doktorin, pavarësisht se kohët e fundit Vrenozi, përveçse kritik ndaj Berishës, po ia bojkotonte foltoret modeste para Kryeministrisë. Tashmë një më pak, dhe edhe për këtë fajin me siguri e ka Ervini dhe Grida. Por, pasi doktori ia dha duart, Salianji ka reflektuar. Ndonëse nga organizimi i partisë është përjashtuar, ish-deputeti ka bërë thirrje publike për...