Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg
Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka shpjeguar votën kundër heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut, që do të çonte në arrestimin e saj. Bido tha se mentaliteti i prokurorëve sot është marrja e masave ekstreme edhe për akuza jo të rënda dhe tha se e ka ngritur zërin kundër këtyre praktikave, edhe kur bëhej fjalë për persona si Fredi Beleri, për të cilin nuk ka patur simpati. Ardit Bido: Unë personalisht, kam votuar në formën më komode të mundshme. Nëse nuk do të ishte ky vendimi i grupit, nuk do të isha komod. Unë dhe disa kolegë jemi çuar në foltore më parë, dhe kemi ngritur problematikat e mentalitetit të sistemit tonë të drejtësisë, që vjen...
Burimi:
javanews.al