Votohet sot për imunitetin e Ballukut, PD zbret në protestë para dhe brenda Kuvendit

Votohet sot për imunitetin e Ballukut, PD zbret në protestë para dhe brenda Kuvendit

Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare në orën 10:00, ku pritet të votohet për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes socialiste Belinda Balluku. Kuvendi pritet të shqyrtojë dy raportet e paraqitura nga maxhoranca dhe opozita lidhur me kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetes socialiste, Belinda Balluku. Kjo kërkesë ndodhet në Kuvend që prej 16 dhjetorit të vitit të kaluar dhe votimi i sotëm pritet të vulosë fatin e saj. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike shkojnë në seancë me qëndrime të kundërta. Socialistët argumentojnë se Balluku, tashmë pa funksion ekzekutiv dhe e shkarkuar nga posti i ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe nga posti i zëvendëskryeministres, nuk paraqet rrezik për prishje provash apo arratisje. Sipas...