Votimi në seancë për imunitetin e Ballukut/ Reagon ambasada e Suedisë në Tiranë
Ambasada e Suedisë në Tiranë ka reaguar lidhur me votimin e sotëm në Kuvend ku u rrëzua kërkesa e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku. Në postimin e tyre, ambasada suedeze shprehet se mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, ndërsa shton se kërkesë kyçe për përparimin në këtë proces është ndjekja efektive penale e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta. Më tej thuhet se presin që sistemi i drejtësisë do të jetë në gjendje të vazhdojë pa pengesa dhe se udhëheqja politike shqiptare është përgjegjëse për sigurimin e këtij procesi. Postimi i plotë: Suedia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në përputhje me dëshirat e popullit shqiptar. Një kërkesë kyçe për përparimin në këtë proces të bazuar në meritë...
Burimi:
sot.com.al