Votimi i Kuvendit për Ballukun, Petraj: SPAK gaboi, duhet t’i ishte drejtuar që në fillim Këshillit të Mandateve

Votimi i Kuvendit për Ballukun, Petraj: SPAK gaboi, duhet t’i ishte drejtuar që në fillim Këshillit të Mandateve

Avokati Edmond Petraj, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar votimin e sotëm në Kuvend, ku 82 vota rrëzuan kërkesën e SPAK për deputeten Belinda Balluku. Petraj tha se gabimi i SPAK-ut ishte që në fillim. Sipas tij, institucioni duhet t’i ishte drejtuar menjëherë Kuvendit dhe jo të kërkonte fillimisht pezullim e më pas të shkonte në Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, pretendimet se zonja Balluku në detyrë pengonte hetimin nuk qëndrojnë. Sa i përket pretendimeve për kërcënime, ai tha se nëse këto janë të vërteta, atëherë duhet të kishte persona të arrestuar. Pjesë nga biseda: Petraj: Unë nuk kam qenë asnjëherë anëtar i asnjë partie politike. Nuk e njoh administratën publike; jam marrë me profesionin tim. Kemi një...