Vlora pa ujë prej 4 ditësh, kryebashkiakja: Për momentin kemi zgjidhje provizore

Vlora pa ujë prej 4 ditësh, kryebashkiakja: Për momentin kemi zgjidhje provizore

Prej 4 ditësh qyteti i Vlorës nuk furnizohet me ujë për shkak të një defekti që ka ndodhur në linjën kryesore. Kjo problematikë ka nxitur protesta nga qytetarët ndërsa Kryebashkiakja e Vlorës Brunilda Mersini tha se problemi tashmë është drejt zgjidhjes. Mersini u shpreh se deri në ardhjen e pjesës së nevojshme për rikuperimin final të dëmit, është gjetur një zgjidhje provizore ndërsa në qytet operojnë mbi 15 bote uji, ku përparësi për furnizim u është dhënë institucioneve. Ajo tha se protesta drejtohet nga anëtarët demokratë Këshillit Bashkiak dhe se nuk është momenti për të bërë opozitë me një fatkeqësi. “Mendoj që nuk është momenti të ndajmë përgjegjësitë. Ujësjellësi nuk është në varësi të bashkisë, por është momenti të menaxhojmë këtë fatkeqësi. Lajmi i mirë...