‘Vlora 3 ditë pa ujë të pijshëm’/ Berisha publikon mesazhin e qytetarit: U qelbëm, s’kemi ku lahemi…
Kryetari i Partisë Demokratike ka denoncuar mungesën e ujit të pijshëm në Vlorë, teksa pak ditë na ndajnë nga festa e fundvitit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha bërë publik mesazhin e qytetarit digjital, i cili tregon situatën emergjente në qytetin bregdetar, mungesën e ujit. Kryedmeokrati Berisha e ka shoqëruar mesazhin denoncues të qytetarit përmes fotos, ku tregohen qytetarët të cilët mbushin ujë për të pirë e larë, në një burim natyror pranë një shpelle. Statusi Dhurata e Vitit të Ri për Vlorën: 3 ditë pa ujë! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital: Doktor si je?emergjence jetesore nga Vlora.3 dite pa uji u qelbem me virroza neper kembe skemi ku lahemi u bem si Somali.
Burimi:
sot.com.al