“Vjedhje skizofrenike”/ Ndërprerja e energjisë në QSUT, Meta nga qelia: Jeta e qytetarëve në rrezik, është kriminale
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për ndërprerjen e energjisë elektrike mbrëmjen e së hënës në QSUT, duke rrezikuar jetën e pacientëve të ndodhur në reanimacion. Ai ironizon qeverinë teksa thotë se incidenti që vuri në rrezik jetën e njerëzve është një “sukses” i shëndetësisë falas, i koncesioneve korruptive por edhe miliona eurove të investuara në energjitikë. Meta e cilësoi këtë situatë si kriminale. “Ky është “suksesi më i madh” i shëndetësisë falas, i koncensioneve korruptive dhe i qindra milion euro investime në sektorin energjitik. Vjedhja skizofrenike, duke vendosur në rrezik jetën e qytetarëve edhe në spitale, është kriminale.”, shprehet presidenti i PL. QSUT reagoi pas incidentit duke thënë se ndërprerja ka qenë e përkohshme dhe se aparaturat mjekësore jetike...
Burimi:
sot.com.al