Vjedhja e fondeve të BE/ Ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca paraqitet në SPAK, jep dëshmi për disa orë
Ish-ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka dhënë dëshmi për disa orë të martën e 18 Marsit në SPAK, për dosjen që po hetohet nga prokurori Klodian Braho mbi abuzimet me fondet e programit të IPARD. Paraqitja e saj ka ndodhur në orët e pasdites duke i “shpëtuar” vëmendjes së medias. Krifca është pyetur si person në dijeni teksa SPAK, ka intensifikuar hetimet për këtë dosje. Më herët Reni Ashiku, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-ministres Krifca, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje. Burime prano organit hetues bëjnë me dije se kjo është një dosje që po hetohet me prioritet dhe paralelisht me marrjen e dëshmive po mblidhen edhe prova të tjera rreth skamës së dyshuar abuzive. Procedimi nisi...
Burimi:
sot.com.al