Vizita në Vatikan/ Kryeministri Rama takohet me Papa Leonin e XIV
Kryeministri Edi Rama është pritur nga Papa Leoni XIV gjatë vizitës së tij zyrtare në Vatikan. Takimi u zhvillua në Pallatin Apostolik dhe u pasua nga një bisedë në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë, ku ishin të pranishëm kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit, dhe imzot Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare. Në qendër të diskutimeve ishin çështje rajonale, përfshirë situatën në Ballkanin Perëndimor dhe rrugën e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian. “Në bisedimet e përzemërta u vu në dukje marrëdhënia e mirë ekzistuese ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë dhe u trajtuan tema me interes të përbashkët që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet bashkësisë kishtare dhe asaj civile. Ndër temat në qendër të...
Burimi:
javanews.al