Vizita në Kosovë, kryeministri Rama pritet me ceremoni zyrtare nga Albin Kurti

Vizita në Kosovë, kryeministri Rama pritet me ceremoni zyrtare nga Albin Kurti

Kryeministri Edi Rama është pritur mesditën e kësaj të hëne në Kosovë, 16 shkurt, me një ceremoni zyrtare nga homologu Albin Kurti, i sapokonfirmuar në detyrë. Rama u takua më herët me presidenten Vjosa Osmani, ndërsa vizita e tij vjen një ditë para Ditës së Pavarësisë të Kosovës dhe protestës që do të bëhet në Prishtinë, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së. Po ashtu ai mori pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala në Prishtinë, dedikuar gjyqit në Hagë kundër ish krerëve të UÇK-së. Kryeministri e cilësoi Prokurorinë Speciale të Hagës si një “prokurori idiotësh” pasi ka kërkuar 180 vite burg për 4 ish udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shtuar se nuk ka mundur që të provojë asgjë...