Vizita në Izrael, Rama: Shqipëria në piedestalin e respektit, themeluam Dhomën Tregtare

Vizita në Izrael, Rama: Shqipëria në piedestalin e respektit, themeluam Dhomën Tregtare

Kryeministri Edi Rama foli për vizitën e tij në Izrael, ku mbajti fjalën në seancën plenare të Parlamentit izraelit (Knesset), ku e cilësoi një nder që jepet rrallë dhe që mbart një peshë të veçantë politike dhe historike. Gjatë “Shënimeve të Javës” në podcastin “Flasim”, Rama u shpreh se kjo ftesë përfaqëson një vlerësim të madh për Shqipërinë, historinë e saj dhe rolin që ka luajtur në momentet më të vështira të njerëzimit. Ai theksoi se në Jerusalem ishte Shqipëria ajo që u vendos në piedestalin e një respekti të jashtëzakonshëm “Në Jerusalem ishte Shqipëria ajo që u vendos në piedestalin e një respekti të jashtëzakonshëm dhe emocionet kombëtare ishin shumë të forta. Kjo ftesë ishte një vlerësim i madh për Shqipërinë, për historinë e...