Vizita në Izrael, Rama: Instrument i ri bashkëpunimi që hap rrugë të reja për të ardhmen e përbashkët

Vizita në Izrael, Rama: Instrument i ri bashkëpunimi që hap rrugë të reja për të ardhmen e përbashkët

Kryeministri Edi Rama në podcasting “Flsim” ka komentuar vizitën e tij në Izrael. Në Jeruzalem tha Rama, Shqipëria u vendos në piedestalin e respektit, teksa theksoi se ajo vizitë shërbeu si një instrument i ri bashkëpunimi që hap rrugë të reja për të ardhmen e përbashkët. “Këtë javë isha në Izrael i ftuar nderi në seancën plenare të Parlamentit të Izraelit, Knesset, një nder që bëhet rrallë dhe që mbart një peshë të jashtëzakonshme politike dhe historike, në këndvështrimin e ligjvënësve të atij vendi. Në Jeruzalem, ishte Shqipëria që u vendos në piedestalin e respektit dhe përtej emocionit të madh personal, akoma edhe më i fortë ishte një emocion kombëtar, sepse ajo ftesë ishte një vlerësim i madh për Shqipërinë, për historinë e saj dhe...