Vizita në Izrael/ Çupi: Kryeministri Rama ‘eksportoi’ modelin shqiptar të harmonisë fetare
Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “Tirana Live” tha se kryeministri Edi Rama mbajti fjalën në Parlamentin e Izraelit si shqiptar, por edhe si një europianist. Ai theksoi se Rama ishte i ftuar në Izrael edhe si një politikan, të cilit nuk i përplasen interesat e ditës, siç ndodh me shumë liderë të tjerë brenda Evropës. Analisti Rama tha se “eksportoi” me shumë efikasitet modelin e harmonisë dhe të bashkëjetesës fetare, një vlerë kjo dalluese dhe humaniste e popullit shqiptar. “Ishte në një vend ku para pak kohësh foli dhe presidenti i SHBA, Donald Trump. Kryeministri Edi Rama foli atje si një shqiptar dhe si një evropian, si evropian kishte mesazhin se perëndimi nuk është i ndarë ndërmjet vetes, siç po perceptohet. E dyta, është ftuar atje...
Burimi:
javanews.al