Vizita e Ramës në Izrael, Qori: Na ka poshtëruar si vend dhe si popull! Netanyahun duhet ta arrestojmë po shkeli në Shqipëri
Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, gjatë një prononcimi deklaroi se me vizitën në Izrael, Edi Rama ka poshtëruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Sipas Qorit, Rama ka injoruar edhe aspektin moral, pra duke kryer vizitë dhe duke u takuar me kryeministrin e një vendi që ka vrarë mijëra persona në Gaza, por edhe për faktin se Netanyahu kërkohet të arrestohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, juridiksionin e së cilës Shqipëria e njeh, dhe autoritetet tona duhet ta arrestojnë Netanyahun nëse shkel brenda territorit të Shqipërisë dhe jo ta legjitimojnë. “Netanyahu është nën akuzë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për genocid dhe shumë organizata të të drejtave të njeriut, madje edhe në Izrael, kanë dalë në përfundimin se qeveria e Netanyahut dhe aparati ushtarak ka kryer genocide në Gaza. Netanyahu...
Burimi:
ntv.al