Vizita e Ramës në Izrael, gazetari Hoxha: Fjalimet brenda standardeve të kryeministrit

Vizita e Ramës në Izrael, gazetari Hoxha: Fjalimet brenda standardeve të kryeministrit

Në ditën e tij të fundit të vizitës zyrtare në Izrael, kryeministri Edi Rama mbajti fjalën në konferencën e antisemitizmit në përkujtim të Holokaustit. Kreu i qeverisë theksoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë në luftën kundër antisemitizmit, duke theksuar se ky qëndrim buron nga vlerat më të thella humane dhe historike të popullit shqiptar. Ai gjithashtu rikujtoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj hebrenjve gjatë luftës, kur populli ynë u shndërrua në një strehë të sigurt për hebrenjtë e përndjekur, duke i mbrojtur ata pa dallim, në frymën e besës dhe solidaritetit njerëzor. Gazetari Ardit Hoxha, i ftuar në “Quo Vadis” në “Vizion Plus” nën moderimin e Pranvera Borakajt, analizoi vizitën dhe fjalimet e kryeministrit në Izrael. Ardit Hoxha: Fjalimi i sotëm dhe i djeshmi përballë parlamentit...