Vizita e Edi Ramës më 19 shkurt në Washington me ftesë të Trump, jehonë dhe në media të huaja

Vizita e Edi Ramës më 19 shkurt në Washington me ftesë të Trump, jehonë dhe në media të huaja

Me ftesë të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama do të udhëtojë javën e ardhshme drejt Uashingtonit. Ishte vetë Rama ai i cili gjatë podcastit të tij “Flasim” bëri me dije se në datën 19 do të jetë në SHBA për të marrë pjesë në mbledhjen e “Këshillit të Paqes”. “Shënimi i fundit është i lidhur me jetën ndërkombëtare, nëse mund ta quaj kështu. Më ka ardhur këtë javë ftesa nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të vizituar Uashingtonin në ditët në vijim për atë që e kam paralajmëruar, kur ajo tufa e bombave artizanale, plaste dhe kërciste edhe në sallën e Kuvendit, me gjithfarëlloj pretendimesh që sot i nxjerrin përsëri qesharakë, duke thënë se...