Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Viti 2026 shënon një pikë kthese, Shqipëria nis ofensivën diplomatike historike
Viti 2026 shënon një pikë kthese për Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Një sipërmarrje sa teknike, aq edhe historike për vendin, me një ofensivë diplomatike në shkallë të plotë, e cila do të përcaktojë kursin e negociatave me Unionin dhe rrugën përfundimtare drejt një anëtarësimi të plotë në bashkësinë evropiane. Sipas Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ky vit përfaqëson fazën vendimtare të procesit të integrimit, duke e vendosur vendin përballë një ofensive diplomatike të paprecedentë, me qëllim konsolidimin e reformave dhe përshpejtimin e negociatave të anëtarësimit. Nga dikasteri i diplomacisë theksohet për Albanian Post, se kjo ofensivë nuk synon thjesht të bindë partnerët evropianë, por të konfirmojë një realitet të ri institucional dhe politik: Shqipëria si një shtet evropian funksional, me institucione...