“Vijon turpi në Parlament…” Shehaj: Po shesin letrën që i ka shkuar edhe Lukashenkos si shpëtim nga drejtësia! Bardhi: Kuvendi s’mund të jetë…
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka folur për mediat jashtë ambienteve të Parlamentit, duke ngritur akuza të forta ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, në lidhje me çështjet e drejtësisë dhe hetimet e SPAK. Shehaj deklaroi se, sipas tij, “vazhdon turpi në parlament”, duke theksuar se në sallë ishte e pranishme edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestin. Sipas kreut të Partisë Mundësia, përfaqësues të mazhorancës prej ditësh po përdorin si argument një letër që i ka mbërritur kryeministrit Rama, duke e paraqitur atë si “shpëtim nga drejtësia”. Ai shtoi se e njëjta letër i ka shkuar edhe presidentit të Bjellorusisë, duke ironizuar interpretimin që, sipas tij, po i bëhet nga qeveria shqiptare. “E kanë si shpëtim nga drejtësia, thonë ‘nuk do na kapin më, nuk do na fusin më...
Burimi:
javanews.al