“Vijojmë punën”/ ‘Matrapiku’ Rama nuk ndal aksionin e lirimit të hapësirave publike
Aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga subjektet private po vijon në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga një ndërhyrje në terren, duke theksuar se operacioni “vijon për të liruar trotuaret dhe rrugët e zaptuara”. “Vijojmë punën për të liruar trotuaret, rrugët dhe hapësirat publike të zaptuara”, shkruan Rama në rrjetet sociale. Nisma është pjesë e programit “Rilindja Urbane 2.0” dhe synon rritjen e cilësisë së shërbimeve, funksionalitetit urban dhe respektimin e standardeve të mikpritjes në çdo qytet të Shqipërisë.
Burimi:
sot.com.al