Vija e Ngjalës” në Fier, ndotje masive dhe rrezik serioz për shëndetin e banorëve
Vija e Ngjalës” në Fier, ndotje masive dhe rrezik serioz për shëndetin e banorëve Monitorimi i kryer gjatë vitit 2025 në sistemin hidrografik Darzezë–Seman–Tërbuf–Emisar, deri në derdhjen përfundimtare në lagunë dhe në det, thekson presione të konsiderueshme mjedisore mbi cilësinë e ujërave në zonat bujqësore të Fierit dhe Divjakës. Sipas raportit të Co-Plan, të dhënat janë mbledhur në kuadër të projektit “Rojtarët e Ujërave – Pjesëmarrja dhe Mbështetja për Mbrojtjen e Ekosistemeve”, presionet mjedisore lidhen kryesisht me drenazhin bujqësor, transportin e nutrientëve dhe në disa raste me shkarkime organike të pakontrolluara. Sistemi përbëhet nga një rrjet i ndërlidhur kanalesh kulluese dhe segmentesh ujore që përshkojnë zona me aktivitet bujqësor intensiv, ku përdorimi i plehrave kimike dhe ndërhyrjet në menaxhimin e ujërave sipërfaqësore ndikojnë drejtpërdrejt në...
Burimi:
sot.com.al