Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Vija e kuqe” e foltoreve blu/ Pas akuzave për Salianjin, Berisha del në foltore me Arjan Ndojën
Kush i organizon foltoret me demokratët? Salianji akuzohet se ia bën fshehurazi Suel Çela, kurse doktori rrugës për Gjir të Lalzit, u ndal për një foltore në Manëz, haptazi me Arian Ndojën. Arian Ndoja është vija e kuqe e Salianjit për doktorin, ish-prokurori u bë deputet i PD pas atentatit në makinë me Rrumin e Shijakut në Shkozet dhe shkarkimit nga Vetingu, së fundmi edhe me probleme me drejtësinë, pasi Gjykata ka urdhëruar SPAK ta hetojë. Por për Berishën, Salianji me Ndojën kanë një ndryshim. Kush afrohet me Ramën favorizohet, kush afrohet me doktorin persekutohet. “Askush nga ne ndonjë favor nuk e ka marrë, përkundrazi, ka marrë ndëshkime nga qeveria për shkak të afrimit me ne, bashkëpunimit me ne, shoqërim me deputetët e nderuar, takime...