VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

Në seancën që po zhvillohet këtë të enjte në Parlament ku do të votohet raporti për heqjen apo jo të imunitetit të Belinda Ballukut, mungojnë 3 deputetë nga Partia Socialiste. Edhe pse kryeministri Edi Rama u kishte bërë thirrje deputetëve të grupit të tij parlamentar që të mos mungonin në këtë seancë, ku është i pranishëm edhe vetë, ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, Fatmir Xhafaj dhe Blendi Gonxhe, nuk janë të pranishëm në sallë. A2 CNN mëson se Fatmir Xhafaj është jashtë vendit prej ditësh dhe e ka pasur të pamundur të jetë në seancë, ashtu si dhe në mbledhjen e grupit ditën e hënë. Ndërkohë, në sallë, në fillim të rreshtit ku është ulur Taulant Balla, është vendosur një efektiv i Gardës. Balla u...