VIDEO- Urimi i ministres Spiropali: 2025-a, vit sfidash dhe arritjesh për Shqipërinë drejt BE! 2026-ta, me nivel të lartë ambicieje

VIDEO- Urimi i ministres Spiropali: 2025-a, vit sfidash dhe arritjesh për Shqipërinë drejt BE! 2026-ta, me nivel të lartë ambicieje

Në ditën e fundit të 2025, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët anembanë botës për një vit të ri sa më të begatë.  Në një videomesazh ajo ka vlerësuar vitin që po mbyllet si një periudhë sfidash, por edhe arritjesh të rëndësishme për Shqipërinë.  Spiropali theksoi se një nga sukseset më të mëdha të vitit ishte hapja me sukses e të gjithë grupkapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian brenda vetëm 13 muajsh. Sipas saj, kjo është një dëshmi e qartë e vendosmërisë së Shqipërisë për t’u integruar në familjen evropiane.  “Shqipëria ecën sot më e vendosur drejt familjes evropiane. Sfida më e madhe vjen tani, ku shpejtësia e hapjes së grupkapitujve duhet të shoqërohet me të njëjtën shpejtësi në zbatimin e reformave,”...