VIDEO / Transformimi i Parkut të Liqenit të Paskuqanit, Rama: Aset i paçmueshëm!
Parku i Liqenit të Paskuqanit po shndërrohet në një nga hapësirat më të rëndësishme publike dhe rekreative të zonës metropolitane Tiranë–Kamëz. Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Rakip Sulin, panë nga afër investimet e realizuara dhe ecurinë e transformimit të kësaj hapësire. Me një sipërfaqe prej 84 hektarësh, sipas kryeministrit ky park përfaqëson një investim të qëndrueshëm në shërbim të komunitetit, mjedisit dhe zhvillimit urban, duke u kthyer në një pikë referimi për cilësinë e jetës së banorëve. Gjatë vizitës në park, kryeministri Rama vlerësoi transformimin e realizuar dhe e cilësoi Parkun e Liqenit të Paskuqanit si një model për administrimin racional të aseteve natyrore. Ai theksoi rëndësinë e promovimit të sporteve ujore, veçanërisht kanosë, duke sugjeruar krijimin e një...
Burimi:
javanews.al