VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi
Kryeministri Edi Rama dënoi incidentin e ndodhur në rezidencën artistike “Vila 31 x Art Explora” në Tiranë, ku artistë ndërkombëtarë u gjendën nën një sulm me mjete shpërthyese artizanale gjatë protestës së opozitës. Gjatë një vizitë të zhvilluar në mjediset e ish-rezidencës së diktatorit, Kryeministri bisedoi me drejtoren ekzekutive të programit të Fondacionit Art Explora, Bisej Kapo, e cila ndodhej së bashku me artistët, në rezidencë gjatë kohës së sulmit nga protestuesit. Kreu i qeverisë tha se ajo situatë mund të kishte sjellë edhe një tragjedi. “Prej disa kohësh kjo rezidencë e diktatorit dikur, është kthyer në një rezidencë artistësh që vijnë nga gjithë bota këtu në Tiranë, në një destinacion që jep vlerë dhe e bën të çmuar Tiranën dhe Shqipërinë edhe në këtë...
Burimi:
javanews.al