Video-skandali në Bashkinë e Kukësit, Safet Gjici kërkon pafajësinë në Gjykatën Kushtetuese

Video-skandali në Bashkinë e Kukësit, Safet Gjici kërkon pafajësinë në Gjykatën Kushtetuese

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici kërkon pafajësinë në Gjykatën Kushtetuese. Gjici kërkon prishje të vendimit të Apelit të Posaçëm të datës 24 qershor të vitit 2024 dhe shpalljen e tij të pafajshëm për veprën penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”. Ai u dënua nga Shkalla e Dytë e gjyqësorit me 4 vite e 6 muaj burg për aferën seksuale brenda zyrës së Bashkisë Kukës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi ulje të dënimi me 3 vite. Në 19 maj 2025, Safet Gjici u lirua nga qelia për shkak të problemeve shëndetësore, teksa ai po kryen dënimin e mbetur në masën “arrest në shtëpi”. Gjici qëndroi në qeli 23 muaj.