VIDEO / Shirat e dendur rrisin prurjet në Drin, Rama: Nisin shkarkimet e kontrolluara nga Komani dhe Vau i Dejës

VIDEO / Shirat e dendur rrisin prurjet në Drin, Rama: Nisin shkarkimet e kontrolluara nga Komani dhe Vau i Dejës

Shirat e dendura gjatë orëve të fundit kanë rritur ndjeshëm nivelin e prurjeve në kaskadën e Drinit, duke sjellë nisjen e shkarkimeve të kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Aktualisht po shkarkohet një sasi prej 700 m³/sekondë, ndërsa kryeministri Edi Rama njofton se këto shkarkime po monitorohen dhe menaxhohen nga specialistët e hidrocentraleve. “Bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë, ndërsa deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problematikë”, shkruan Rama. Megjithatë, vendi është përfshirë nga reshje të dendura dhe era të forta, të cilat kanë shkaktuar probleme kryesisht në Durrës, Lezhë dhe Fier. Në Bashkinë Malësi e Madhe, fshati Flakë vazhdon...