VIDEO – Salianji në Shkodër fiton “betejën” e ndjekësve me Berishën në “Foltoren” e radhës në Korçë…

VIDEO – Salianji në Shkodër fiton “betejën” e ndjekësve me Berishën në “Foltoren” e radhës në Korçë…

Ervin Salianji ka zhvilluar një takim të suksesshëm me demokratët në Shkodër. Salla e takimeve në Hotel Rozafa, ishte e tejmbushur ndërsa për mungesë të vendeve, shumë u detyruan të qendrojnë jashtë saj. Në krah të Salianjit ishte nënkryetari i PD Shkodër Arben Lushaj, ndërsa salla mbizotërohej nga prania e të rinjve. Vetë Salianji ka folur i fundit, ndërsa e papritur ishte marrja e fjalës nga biznesmeni shqiptaro- amerikan Ndue Ftoni, i cili i bëri thirrje të rinjve të bashkohen me nismën e Ervin Salianjit.  Ndërkohë, me takimin në Shkodër, Ervin Salianji ka fituar “betejën” e shifrave të audiencës në Facebook me Sali Berishën, i cili paralelisht, zhvillonte një nga “Foltoret” në Korçë. Gjatë gjithë zgjatjes së takimeve respektive, Salianji dukshëm ka patur një...