VIDEO/ Protesta e PD, nis grumbullimi i qytetarëve, mbi 1 mijë efektivë në terren
Partia Demokratike ka thirrur protestë kombëtare, e cila pritet të nisë pas pak minutash para kryeministrisë. Mbi 1 mijë efektivë policie ndodhen në terren, ndërkohë që ka nisur organizimi i qytetarëve. Një pjesë sapo kanë mbërritur para Kryeministrisë, kurse të tjerët janë grumbulluar pranë selisë së PD-së, ku pritet të dalin bashkë me kryedemokratin Sali Berisha për t’u nisur më pas drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Kjo protestë është konsideruar si më e madhja nga ana e kryedemokratit Berisha, ndërkohë që nga ana e Ambasadës Amerikane në vendin tonë u është bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes.
Burimi:
vizionplus.tv