VIDEO/ Pas Vlorës, Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ka vizituar mbrëmjen e sotme Kryeministrinë, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama. Bëhet me dije se Ivanka Trump ka qëndruar për rreth 30 minuta në Kryeministri. Ky është takimi i dytë mes Trump dhe Ramës brenda dy ditëve. Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar Rama dhe Trump patën një takim në Vlorë, ku konsumuan një kafe dhe më pas darkuan në një nga restorantet në Orikum. Vetë kryeministri Edi Rama, i cili ishte i ftuar nga presidenti Donald Trump për të qenë pjesë e Forumit të Davosit, tha se nuk shkoi në këtë takim, pasi vendosi të takojë vajzën e presidentit, Ivanka Trump, gjithmonë me lejen e kreut të Shtëpisë së Bardhë. “Duhet të bëja një...
Burimi:
vizionplus.tv