VIDEO – “Neni ‘Basha’ s’ka arsye të hiqet nga Statuti”, Berisha rikonfirmon kandidimin me 23 maj…

VIDEO – “Neni ‘Basha’ s’ka arsye të hiqet nga Statuti”, Berisha rikonfirmon kandidimin me 23 maj…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka konfirmuar se ai do të jetë kandidat për të vazhduar drejtimin e PD në zgjedhjet e 23 majit.Në një konferencë me gazetarët, i pyetur për këtë çështje, Berisha shkurt u përgjigje, duke lënë të kuptohet se do të kandidojë sërish. Po ashtu, ai ka folur edhe për nenin “Basha” në statut, duke thënë se nuk ka arsye të hiqet.“Ai zbatohet kur ka zgjedhje dhe jo farsë elektorale, siç ishin edhe zgjedhjet e fundit”, ka thënë Berisha duke justifikuar mosrespektimin e tij me dorëheheqje pas humbjes vitin e kaluar të PD- së.