VIDEO-LAJM/ 1.1 milion euro Kuvendi luksoz i Rithemelimit: A është hetimi pasuror i Berishës edhe fundi i tij politik?

VIDEO-LAJM/ 1.1 milion euro Kuvendi luksoz i Rithemelimit: A është hetimi pasuror i Berishës edhe fundi i tij politik?

Pak ditë më parë, Berisha u shfaq i tensionuar në daljen e tij nga Prokuroria e Posaçme, ku pranoi që SPAK ka nisur një hetim pasuror ndaj tij dhe familjarëve të tij. Ndonëse organi i akuzës nuk ka ende një njoftim zyrtar për shtyp, vetëm ditët e fundit shkallët e Prokurorisë së Posaçme i kanë ngjitur dy eksponentë të rëndësishëm të zhvillimeve të Kuvendit të Rithemelimit: Belind Këlliçi dhe Indrit Hoxha. Sipas burimeve, të dy janë pyetur për financimet e Kuvendit të Rithemelimit më 11 dhjetor 2021, të cilat rrjedhimisht, sipas të gjitha gjasave, kërkojnë ta orientojnë akuzën e SPAK te hetimi pasuror i kreut aktual të PD-së, Sali Berisha. Po të njëjtat burime, bëjnë me dije se në Prokurorinë e Posaçme për këtë çështje...