VIDEO/ Ja si përgatiten molotovët në selinë e PD-së para protestave të dhunshme
Molotovët e hedhur gjatë protestës së Partisë Demokratike duket se janë përgatitur në Selinë e Partisë Demokratike. Këto pamje, të siguruara ekskluzivisht nga Report Tv nga burime policore, tregojnë të rinj të PD-së që po sipas të njëjtave burimeve po bëjnë bëjnë gati molotovët dhe i shpërndajnë me njëri-tjetrin. Nga verifikimi duket se vendi është pikërisht poshtë zyrave të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, në krahun që e lidh selinë e PD-së me Kalanë e Tiranës. Pamjet janë siguruar nga burime të Report Tv pranë Policisë së Shtetit, e cila thotë se vërtetojnë se molotovët bëhen gati dhe ndahen brenda zyrave te PD. Janë pikërisht po të rinjtë, shpesh të mitur, që më pas i hedhin molotovët në drejtim të institucioneve dhe policisë, shpesh duke...
Burimi:
javanews.al