VIDEO – Ervin Salianji takim entuziast në Korçë me strukturat e PD, i kthen përgjigje lidershipit demokrat
Ervin Salianji zhvilloi këtë të shtunë një takim me strukturat e Partisë Demokratike në Korçë. “Edi Rama o hajdut”, kanë qenë thirrjet e qytetarëve në këtë takim. Salianji është pritur me brohoritje nga mbështetësit demokratë.Gjatë fjalës së tij Salianji ritheksoi domosdoshmërinë që Partia Demokratike të jetë e hapur. Ai u shpreh se opozita duhet të jetë e bashkuar dhe se është shumë e rëndësishme që të ripërtërihet.Ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama për korrupsion, Salianji dha një mesazh të qartë edhe për qytetarët shqiptarë, duke shtuar se duhet të bashkohen masivisht të mbushin sheshet për të rrëzuar këtë regjim. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të...
Burimi:
sarandanews.com