VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama
Një vizitë misterioze është regjistruar mbrëmjen e të mërkurës në Kryeministri. Në ambientet e godinës është parë të hyjë Kimberly Guilfoyle, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Athinë, e cila është pritur që në hyrje nga kryeministri Rama. Këto pamje, të xhiruara rastësisht nga një telefon celular në zonën e parkut të Piramidës, që kanë mbërritur në redaksinë e Televizionit Kombëtar Klan, tregojnë momentin e takimit mes tyre. Ajo që e bën edhe më interesante këtë takim është fakti se Guilfoyle nuk konsiderohet thjesht një ambasadore e SHBA-ve në një vend fqinj, por ajo është një nga njerëzit më të besuar të presidentit amerikan Donald Trump. Për një periudhë të gjatë ajo ka bashkëjetuar me djalin e presidentit, Donald Trump Jr., dhe prej vitesh njihet...
Burimi:
javanews.al