“Vetëvendosje!” kundër shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, do të dërgojë dekretin e Osmanit në Kushtetuese
Lëvizja Vetëvendosje do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dekretin e Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e parlamentit dhe dërgimin e vendit drejt zgjedhjeve të parakohshme për shkak të moszgjedhjes së kreut të ri të shtetit brenda afatit kushtetues që ishte më 5 mars.Kryetarja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci tha se shpërndarja e parlamentit nga ana e presidentes Osmani ishte një akt i paprecedentë. Sipas saj, LVV-ja ka ofruar alternativat për shmangien e zgjedhjeve të parakohshme.“Duhet ta themi një gjë, ne kemi qenë të vetëdijshëm se ka shumë palë dhe grupe interesi, të cilave u ka penguar mbështetja e madhe qytetare për LVV-në dhe për kryeministrin Kurti. Gjithsesi, ne kemi bërë gjithçka që ka qenë në dorën tonë për të shmangur edhe një palë...
Burimi:
sarandanews.com