Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Vetëm disa militantë po i mbajnë gjallë”, Ndreu tallet me opozitën: Berisha ka ngecur në refrenin e vjetër
Në një intervistë në një emision televiziv, kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, u shpreh se opozita është në gjendjen e saj më të vështirë. Ai ironizoi PD dhe kreun e saj Sali Berisha duke thënë se nuk preferon as t’i thotë emrin, por sipas tij vazhdon po me të njëjtën ‘refren’ duke thënë se zgjedhjet janë vjedhur. Ndërsa për lëvizjen e Ervin Salianjit, apo protestat nga partitë e tjera, Ndreu u shpreh se qëllimi i vetëm i tyre është të bëhen protagonistë. “Janë që kush të bëhet protagonist. Të gjithë duan të marrin flamurin e protagonizmit. Nuk mendoj se aktorët që janë në fushë janë të besueshëm. Struktura më e fortë e opozitës që quhet PD është në një degradim të madh dhe...