Vështirësi në qarkullim nga moti i keq, ekipet shëndetësore në shërbim të banorëve në zonat e prekura

Vështirësi në qarkullim nga moti i keq, ekipet shëndetësore në shërbim të banorëve në zonat e prekura

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problematika në disa zona të vendit. Durrësi, ka qenë një nga qarqet që problematikat në qarkullim, dhe jo vetëm, kanë qenë të mëdha. Prezenca e ujit në rrugë ka vështirësuar qarkullimin, ndërsa uji ka hyrë edhe nëpër banesa. Të ndodhur në të tilla kushte, shumë të moshuar që kanë pasur nevoja shëndetësore, kanë marrë asistencë në shtëpi. Në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto, të qytetarëve që kanë marrë ndihmë mjekësore në shtëpi. “Durrës – Mjekët dhe ekipet shëndetësore në shërbim të banorëve në zonat e prekura nga moti”, shkruan Rama./vizionplus.tv