‘Vërtetësi në rrugën drejt BE-së’, Bardhi: Duhet luftë reale ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në një postim në Facebook theksoi se integrimi europian i Shqipërisë nuk duhet të shihet si propagandë, por si një projekt kombëtar që ofron mundësi për një të ardhme më të mirë për shqiptarët. Bardhi shtoi se ky proces kërkon veprime konkrete, duke përfshirë luftën reale ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe jo vetëm fjalë apo mbrojtje për të korruptuarit dhe bashkëpunim me kartelët e drogës. Ai nënvizoi rëndësinë e vërtetësisë dhe përkushtimit në rrugën drejt Bashkimit Europian. Postimi i Bardhit: Integrimi europian i Shqipërisë nuk është propagandë. Integrimi europian i Shqipërisë është projekt kombëtar që mbështet nga gjithë shqiptarët, si një mundësi për një të ardhme më të mirë. Ky proces kërkon vërtetësi, jo propagandë. Kërkon...
Burimi:
sot.com.al