Vengu u përgjigjet sulmeve të opozitës: Nxini vendin, s’keni turp

Vengu u përgjigjet sulmeve të opozitës: Nxini vendin, s’keni turp

Deputetja e PD, Jorida Tabaku i është drejtuar Pirro Vengut në Kuvend duke e akuzuar si pjesë të faktorëve që kanë penguar procesin e integrimit. “Sot ti duhet të ishe në hetim, jo atje, bashkë me qeverinë e të pandehurve dhe ato që të kanë sjellë në parlament”, tha Tabaku, ndërsa ministri u përgjigj: “Kaloni kohën tuaj duke nxirë vendin dhe mesazhet politike dhe linçimin publik e transferoni në çdo frekuencë të mundshme mediatike e politike”, tha Vengu duke shtuar: “Sa i përket portit të Durrësit unë mund t’ju them fare mirë si ka qenë dhe si është sot nga pikëpamja logjistike dhe ekonomike, ju ftoj ta vizitoni”. Ndërsa akuzave të Bardhit për ndihmë kundrejt bandave të krimit të organizuar, iu përgjigj: “Jeni vetëshpallur gjyqtar publik, prift...