Vengu për Euroactiv: Ballkani Perëndimor është ‘sistemi nervor’ i sigurisë së Europës
Gjatë qëndrimit të tij në Mynih, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka dhënë një intervistë për Euractiv, ku ka theksuar rolin kyç të Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor në arkitekturën e sigurisë së Europës. Në këtë intervistë, Vengu argumenton se Ballkani Perëndimor është pjesë qendrore e arkitekturës së sigurisë së Europës. “Rajoni ynë nuk është periferi e sigurisë së Europës, por pjesë e sistemit të saj nervor,” tha Vengu gjatë instervistës së dhënë ndërsa merrte pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih. “Ajo që ndodh këtu përhapet në gjithë kontinentin.” Ministri shqiptar shpjegoi se rajoni ende përballet me kërcënime hibride dhe kibernetike, dezinformim dhe ndikime të jashtme. Këto rreziqe nuk janë abstrakte, por sipas tij janë mjete të dizajnuara për të gërryer institucionet dhe për të...
Burimi:
javanews.al