Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…
Në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm ka folur këtë të mërkurë deputeti i PS-së, ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, lidhur me një projektligj që lidhet me marrëveshjet tregtare portuale, që lehtëson barrën e eksportuesve në aktivitetin e tyre dhe ndihmon sektorin për rritjen ekonomike të qëndrueshme. Vengu theksoi në Komision se kjo marrëveshje për industrinë e prodhimit do të sigurojë mbrojtje dhe eksportuesit nuk do të mbeten të vetmuar përballë padrejtësive. “Çdo të thotë kjo për ekonominë reale, për eksportuesit shqiptarë dhe për bujqësinë? Do të thotë më pak bllokime për mandarinat e Konispolit, më pak ndalesa arbitrare për fruta-perime apo për produkte blegtorale dhe më shumë siguri në kontratat tregtare për eksportuesit tanë. Për industrinë e prodhimit, mbrojtje nga barrierat...
Burimi:
javanews.al